25 Prill 2024

Ekonomia e Greqisë dhe Irlandës, kërcënim për Evropën

Bruksel, 7 tetor - Problemet ekonomike në Irlandë dhe Greqi po shtojnë shqetësimet se vendet evropiane në vështirësi monetare, do ta ngadalësojnë mëkëmbjen ekonomike të rajonit.

Një nga agjencitë e vlerësimit të kreditit uli nivelin e vlerësimit të Irlandës, duke cituar çmimin prej 70 miliardë dollarë që do t’i kushtojë vendit për të shpëtuar bankat në vështirësi.

Ulja e nivelit të vlerësimit mund ta bëjë më të shtrenjtë për Irlandën të marrë hua dhe të shlyejë borxhin e saj.

Ndërkaq, Komisioni Evropian paralajmëroi se borxhi dhe defiçiti buxhetor i Greqisë ishin më të larta se sa parashikimet. Greqia mënjanoi një kolaps ekonomik falë një pakete huash prej 140 miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë, ekonomia më e madhe e Evropës njoftoi lajme pozitive të mëkëmbjes ekonomike. Gjermania tha se porositë nga uzinat e prodhimit industrial u rritën 3 presje 4 përqind nga korriku në gusht, të ndihmuara nga një rritje prej 6 presje 6 përqind të porosive për eksport. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)