15 Maj 2024

Ekonomia e Eurozonës vazhdon të tkurret

Frankfurt, 15 gusht - Dy ekonomitë më të mëdha të Evropës, Gjermania dhe Franca arrijnë t’i shmangen recesionit, por të dhënat e publikuara të martën tregojnë se prodhimi i përgjithshëm kombëtar në bllokun me 17 vende u tkurr me 0.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Shifrat e reja nga agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, tregojnë se ekonomitë e vendeve të eurozonës dhe të Bashkimit Evropian u tkurrën me 0.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit. I vetmi lajm i mirë erdhi nga Gjermania dhe Franca.

Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, shënoi një rritje modeste prej 0.3 për qind.

Ekonomia e dytë e Evropës, Franca, ndonëse pritshmëria ishte që të binte në recesion, arriti ta shmangë këtë. Për të tretin tremojur radhazi, ekonomia franceze shënon një rritje prej zero për qind.

Një ekonomi quhet e përfshsirë nga recesioni kur shënon rritje negative në dy tremujor radhazi.

Shumica e qeverive evropiane kanë zbatuar shkurtime jopopullore shpenzimesh në përpjekje për të ulur deficitet, por masat e ashpra financiare kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik.

Duke folur në radion franceze, Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave Pierre Moskovici shprehu një optimizëm modest për këto statistika.

“Ka disa shenja inkurajuese, duke përfshirë një përmirësim të vogël në investime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)