03 Maj 2024

Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës rritet për 0.8 për qind

Bruksel, 13 maj - Ekonomia e 17 vendeve të eurozonës është rritur me 0.8 për qind në tre muajt e parë të vitit 2011, nga 0.3% që ishte rritur një tremujor më parë.

Gjermania ka luajtur një rol kyc për këtë shifër, që ka arritur një kuotë të paparashikuar, duke regjistruar një rritje ekonomike prej 1.5 për qind.

Ndërkohë që në vende të tjera rritja ka qenë, në Francë 1%, Itali 0.1%, Spanjë 0.3%, ndërsa Portugalia ka rënë në recesion pas kontraktimit të rritjes në tremujorin e dytë.

Rritja pësoi një rënie prej 0.7 për qind, pas një kontraktimi prej 0.6% që ishte regjistruar në tremujorin e fundit të vitit 2010.

“Është e sigurtë që për eurozonën situata po përmirësohet dhe duket se rritja do të jetë e moderuar në muajt e ardhshëm, pavarësisht se era fryn në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar Howard Archer nga instituti Global Insight. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)