14 Maj 2024

Ekonomia botërore po ripërtërihet

Tiranë, 12 mars - Ekonomia botërore gjatë muajve të fundit ka shfaqur ritme rritjeje të ngadalësuara. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë ekonomia e Eurozonës e këtyre dy viteve të fundit e ka mbështetur rimëkëmbjen e saj kryesisht tek eksportet, stimuli fiskal, investimet dhe konsumi i brendshëm.

Në raportin e publikuar të hënën nga BSH-ja, theksohet se \"tensionet e theksuara në tregjet financiare të lidhura me krizën e borxhit të lartë publik të shumë vendeve të zhvilluara, kanë ndikuar në klimën e përgjithshme të besimit tek bizneset dhe konsumatorët, duke i dhënë një frenim të mëtejshëm ripërtëritjes ekonomike\".

Ndërkohë që vendet e zhvilluara në Eurozonë kanë regjistruar norma modeste rritjeje, duke sinjalizuar mundësinë e kthimit në rënie ekonomike në periudhat e mëvonshme.

Vonesa e krijuar në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën e borxhit të pranuar dhe të mbështetur nga të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe ekonomikë, ka kushtëzuar ecurinë ekonomike dhe pritet të ndikojë edhe në vitin në vijim.

Mbështetur në treguesit ekonomik, ekspertët vlerësojnë se rritja ekonomike ka qenë e dobët edhe në vendet e EQL. Normat e larta të rritjes, të vërejtura në periudhat e mëparshme në shumë nga këto vende, ia kanë lënë vendin vlerave të moderuara të përmirësuara.

Në Eurozonë, kriza e borxhit ka ndikuar negativisht performancën ekonomike në Evropë e më gjerë si dhe ka nxitur e ushqyer perceptimin e ndjenjës së pasigurisë në tregjet financiare. Uljet e fundit të normës bazë nga BQE janë interpretuar si përpjekje për nxitjen e aktivitetit ekonomik dhe nevojë për të ofruar kushte më të lira financimi për agjentët bankarë. Papunësia ka qenë në rritje që nga mesi i 2011, duke arritur në 10.3% në muajt e fundit.

Inflacioni ka qëndruar në 3% gjatë tremujorit të tretë, duke u lehtësuar disi në 2.8% në muajin dhjetor. Ngadalësimi i rritjes ekonomike mendohet se do të ushtrojë presione të mëtejshme disinflacioniste.

Sipas raportit të BSH-së, ekonomia e Eurozonës e këtyre dy viteve të fundit e ka mbështetur rimëkëmbjen e saj kryesisht tek eksportet, stimuli fiskal, investimet dhe konsumi i brendshëm.

Përkeqësimi i krizës së borxhit ka ndikuar negativisht te këta zëra pasi, megjithëse qeverive u kërkohet të ndjekin politika rigoroze fiskale, klima e pasigurisë ka frenuar shpenzimet dhe dëshirën për investime dhe së fundi, efektet e ndërsjella të krizës së borxhit te ekonomia botërore kanë qenë negative, duke kontribuar kështu në uljen e kërkesës së jashtme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)