29 Prill 2024

Ekonomia amerikane vazhdon rimëkëmbjen e ngadalshme

Washington, 9 shtator - Ekonomia amerikane vazhdon prirjen e rimëkëmbjes së ngadalshme dhe në disa rajone duken shenja të uljes së rritjes ekonomike.

Të mërkurën, Bordi i Rezervës Federale të SHBA-së publikoi raportin e hetimit mbi situatën ekonomike në SHBA, të hartuar mbi bazën e të dhënave të fundit nga 12 bankat rajonale të varura nga Rezerva Federale.

Raporti, i njohur ndryshe si \"Libri Bezhë\" thekson se bankat në Minneapolis, Dallas dhe San Francisco mendojnë se ekonomia vendase po rimëkëmbet ngadalë, ndërsa bankat në Atlanta dhe New York mendojnë se rimëkëmbja e ekonomisë vendase është e dobët.

Disa banka argumentojnë se si pasojë e lëkundjes së tregjeve të aksioneve dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, kompanitë dhe banorët tregohen më të matur në parashikimin e perspektivës ekonomike.

Rezerva Federale publikon tetë herë në vit \"Librin Bezhë\", që është referencë e rëndësishme për vendimmarrjen e politikës monetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)