07 Maj 2024

Ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator

Washington, 21 tetor - Një matës i veprimtarisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara tregon rritje, por me një ritëm më të ngadaltë se sa në muajt e fundit.

Ekspertët e Bordit të Konferencës thonë se indeksi i tyre tregon se ekonomia amerikane u rrit 0 presje 2 përqind në muajin shtator.

Kjo rritje është më e vogël se në muajin gusht dhe korrik. Indeksi i bordit të Konferencës bën parashikime për rritjen ekonomike gjatë 3-6 muajve të ardhshëm.

Një tjetër raport tregon një pakësim të numrit të amerikanëve të regjistruar për kompensime të papunësisë javën e kaluar.

Departamenti i Punës thotë se për herë të parë kërkesat e papunësisë ishin 6 mijë më pak se sa numri i përgjithshëm  prej 403 mijë kërkesash në mbarë vendin.

Kjo tregon për një përmirësim gradual në tregun e punës, ku kërkesat për kompensime janë 25 mijë më pak që nga shtatori.

Këto të dhëna optimiste janë në kontrast me ato nga sektori i strehimit, ku shitjet e shtëpive jo të reja ranë 3 për qind në shtator.

Nëse shtëpitë vazhdojnë të shiten me këtë ritëm për gjithë vitin, atëherë numri i shitjeve do të arrijë në 4 prej 9 milionë shtëpi, shifër shumë më e vogël se në kohën kur strehimi ishte në gjendje të mirë.

Probleme të rënda në tregun e shtëpive luajtën një rol kyç në nxitjen e krizës financiare që filloi në vitin 2008.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)