24 Prill 2024

Ekonomia amerikane, përmirësohet gradualisht

Washington, 4 dhjetor - Të dhëna të reja tregojnë se ekonomia amerikane po përmirësohet gradualisht.

Shpenzimet në sektorin e ndërtimit u rritën gjatë muajit nëntor duke arritur nivelin më të lartë në pesë muaj. Departamenti i Tregtisë thotë se shpenzimet u rritën 0.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm.

Një raport tjetër i një grupi privat kërkimor njofton se fabrikat amerikane prodhuan më shumë mallra dhe bënë më shumë porosi gjatë dhjetorit. Instituti i Menaxhimit të Ofertës thotë se indeksi i aktivitetit prodhues u rrit 0.4 për qind, gjë që tregon rritje më të shpejtë në këtë sektor.

Këtë javë ekspertë të qeverisë pritet të publikojnë ritmet e papunësisë, që sipas ekspertëve do të jenë pak më të ulëta se muajin e mëparshëm. Ekspertët po ashtu parashikojnë që statistikat do të tregojnë se ekonomia ka shënuar një shtim neto të 140 mijë vendeve të punës në dhjetor.

Megjithëse këto shifra përbëjnë përmirësim krahasuar me një muaj më parë, këto ritme të ulëta nënkuptojnë se hapja e 8 milionë vendeve të punës që u mbyllën gjatë krizës, do të kërkojë një kohë të gjatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)