02 Maj 2024

Egjipt, rihapen bankat, vendi përpiqet të rimëkëmbet

Kajro, 21 janar - Në Egjipt, bankat janë rihapur, ndërsa vendi përpiqet të rimëkëmbet, pas dëmtimit të ekonomisë nga protestat e punonjësve që detyruan largimin nga pushteti të presidentit Hosni Mubarak.

Sot bankat ishin hapur si zakonisht. E diela është dita e parë e fillimit të aktivitetit të biznesit të javës në Egjipt.

Bankat qëndruan kryesisht të mbyllura dhe u hapën vetën në disa raste për disa orë, që kur filloi kryengritja popullore në janar.

Tregu i aksioneve pësoi humbje të mëdha kur filluan protestat dhe vazhdon të jetë i mbyllur, por pritet të hapet gjatë javës.

Drejtuesit ushtarakë të Egjiptit thanë të premten se nuk do të tolerojnë protesta të tjera. Pas ndryshimit të qeverisë, shumë punonjës i vazhduan protestat me kërkesa ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)