Edhe në të ardhmen SHBA do ta mbështesë Ministrinë e Financave
Washington, 16 tetor - Ministri i Financave në detyrë Bedri Hamza në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime edhe në Thesarin e Departamentit të Shtetit ku është pritur nga zyrtari i lartë Larry McDonald.  
Ministri Hamza njoftoj McDonald për progresin që ka bërë shteti i Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe  financiar, me stabilitetit makro- fiskal, me borxhin e ulët që ka menaxhuar shteti i Kosovës, efektin e masave fiskale të ndërmarra për ta ndihmuar zhvillim e sektorit privat si dhe me sfidat që ka shteti i Kosovës në rrugën e saj të zhvillimit  ekonomik në të ardhmen.  
Ministri  Hamza falënderoj Thesarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Institucioneve tjera të shtetit të Kosovës në zhvillimin e tyre, një ndihmë e cila ka lënë gjurmë në zhvillim e Institucioneve të Kosovës. 
McDonald falënderoj Ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka  Ministria e Financave me Thesarin Amerikan dhe shprehu zotimin që edhe në të ardhmen Thesari do ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike. 
Po ashtu McDonald përgëzoj Ministrin  Hamza për stabilitetin makrofiskal që ka arritur ti sigurojë shtetit të Kosovës, kujdesin e treguar me borxhin shtetëror si dhe masat fiskale të ndërmarra këto dy vite për sektorin privat. 
McDonald i dëshiroj shumë sukses Ministrit në pozitën e të zgjedhurit të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
  














