31 Mars 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës në panelin e The Economist

Prishtinë, 20 nëntor - Drejtori i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu, gjatë javës së kaluar, ka mbajtur fjalim në panelin e Samitit Global për tregtinë e jashtëligjshme me ftesë të The Economist. Paneli në të cilin ka marr pjesë Llugaliu ka përmbledhur punimet e samitit kundër tregtisë së jashtëligjshme, me temën ‘2030 e tutje, vepro tani, mendo për të ardhmen’.

Në këtë panel kanë qenë pjesmarrës edhe zt. Leszek Wiecziech (Shefi i programit të Rrjetit Kompakt Global të OKB-së në Poloni kundër korrupsionit), Sarah Branquinho (Presidente, Këshilli Botëror i Duty Free) dhe zt. Adam Czerniak (drejtor për hulumtim, Polityka Insight).

Në pjesën e tij Llugaliu ka theksuar se çështja e tregtisë së paligjshme është komplekse ngase shkaktohet dhe ndikohet nga faktor shumë dimensional, andaj edhe qasja e poltikbërjes në lidhje me ekonominë e paligjshme duhet të bazohet mbi këndvështrime shumë dimensionale.

Duke u bazuar në hulumtimin e fundit të Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe atij të The Economist, është e dukshme se prirjet e kriminelve dhe mungesa e vetëdijes nga qytetarët, krahas vështirësive në efikasitet të sundimit të ligjit dhe ekzistimit të grupeve të krimit trans nacional, lejojnë që tregtia joligjore të zhvillohet në nivel global me shtrirje shqetësuese.

Zt. Llugaliu ka shpalosur më tej pikëpamjet për rëndësinë e theksuar që tregtia e kundërligjshme si fenomen të ketë adresim adekuat nga një qasje mbarë shoqërore edhe pse dihet se përgjegjësia kryesore bie mbi institucionet përkatëse.

Hulumtimi i Organizatës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim me shtrije ne kontinentin e Evropes, Azisë dhe Afrikës ka gjetur se një pjesë e madhe e njerëzve janë të njohur me faktin se produktet që blejnë janë të furnizuara nga kanale të tregtisë së jashtëligjshme, andaj është e domosdoshme që të ketë përfshirje të të gjitha strukturave të shoqërisë në luftimin e tregtisë sē jashtëligjshme.

Llugaliu më tutja ka theksuar se rritja e rezultateve në Doganën e Kosovës gjatë vitit të kaluar dhe sivjet janë tregues për efikasitet të dukshëm në luftimin e tregtisë së kundërligjshme, kur kemi parasysh se trendi i të hyrave që kryesisht ka ndjekur rritjen ekonomike në vitet paraprake, vjet dhe sivjet përqindja e rritjes është gati tre fish më e lartë se rritja vjetore ekonomike.

Kjo do të thotë se krimi i organizuar gjatë vitit të kaluar potencialisht është privuar nga të hyrat nga kontrabanda dhe mashtrimet në shumë prej  200 milion euro të hyra, të cilat në fakt janë inkasuar nga shteti dhe ky është vetëm një nga treguesit e suksesit, pasi që rezultate të ngjashme janë regjistruar edhe nga vlera e mallrave të konfiskuara dhe penalizimi i shmangieve të identifikuara.

 Llugaliu po ashtu ka theksuar se presin efekte përkeqësimi në shkallë evropiane e më gjerë nga lufta në Ukrainë dhe pa qëndrueshmëritë e theksuara politike kudo, pasi që grupet e krimit të organizuar eksploatojnë lirshëm mbi resurset e shteteve dhe shoqërisë së cenueshme nga kaosi i pa qëndrueshmërive politike.

Duke u referuar mbi këto fakte zt. Llugaliu ka theksuar se pa marr parasysh se sa shqetësuese është tregtia e jashtëligjshme dhe dëmet që shkakton sot në shoqëri, ka vend për optimizëm nëse qasemi si shoqëri kundër këtij fenomeni që dëmton interesin shoqërorë në shumë dimensione.

Për këtë qëllim duhet të ndërmirren projekte vetidjësuese, politika ndëshkimore serioze nga Gjykatat, reforma në proceset dhe mënyrën se si e bëjnë punën institucionet përgjegjëse.

Si pikë konkrete Llugaliu ka theksuar ngritjen e kapaciteteve bashkëkohore, duke u referuar veçmas në inteligjencën artificale si koncept shumë efikas në vlerat e shtuara në procesin analitik dhe të shënjestrimit të mallrave që përbëjnë risk për interesat financiare dhe të sigurisë së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)