17 Maj 2024

Drejtoresha e Bankës Botërore do të vizitojë Prizrenin

Prizren, 7 shtator - Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Jane Armitage, do të vizitojë Qendrën për Vazhdimësi të Biznesit të Bankës Qendrore të Kosovës dhe Qendrën Komunale për Regjistrim të Biznesit, që të dyja në Prizren.

Në Qendrën për vazhdimësi të biznesit në Prizren ajo do të takohet me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, dhe në Qendrën për Regjistrim të Biznesit do të takohet me Zëvëndës Kryeministren dhe Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila.

Nëpërmjet Projektit për Fuqizim dhe Infrastrukturë të Tregut të Sektorit Financiar, Banka Botërore ka dhënë rreth 850,000 dollarë në përkrahje të Qendrës për vazhdimësi të Biznesit, për renovim të ndërtesës dhe blerje të pajisjeve të ndryshme.

Banka Botërore po ashtu ka përkrahur me 7 milion dollarë Projektin e Asistencës Teknike për Mjedisin e Biznesit, që përfshin themelimin e 25 qendrave komunale  të biznesit të cilat tashmë janë plotësisht operacionale dhe kanë ndihmuar në zvogëlimin e kohës dhe shpenzimeve për qytetarët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)