14 Maj 2024

Draghi: Rreziku i krizës financiare ka kaluar por duhet pasur kujdes

Frankfurt, 23 mars - Kryetari i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi, tha se gjendja ka filluar të fitojë stabilitet, por duke bërë të ditur se ka ende \"rreziqe\" nuk hezitoi që të paralajmëronte qeveritë.

\"Më e keqja në krizën e borxhit në euro-zonë, ka mbetur pas\", tha ai.

Kryetari i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi, vlerësimet në lidhje me krizën e borxhit në euro-zonë, i bëri në një nga gazetat më prestigjioze të Gjermanisë, Bild.

Sipas tij, më e keqja ka mbetur pas.

Morio ka tërhequr vëmendjen në disa të dhëna ekonomike ku përfshihen inflacioni dhe deficit buxhetor dhe është shprehur se gjendja ka filluar të fitojë stabilitet.

Ai duke bërë të ditur se ka ende \"rreziqe\" paralajmëroi qeveritë që të eliminojnë të gjitha rreziqet që ekzistojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)