20 Prill 2024

Doganierët evropianë konferencë në Ohër

Ohër, 15 mars - Drejtorët e administratave doganore nga Rajoni i Evropës sot dhe nesër, në Ohër do ta mbajnë Konferencën e tyre vjetore.

Temat e këtij takimi të rëndësishëm do të jenë sferat kritike në punën doganore, të cilave duhet t`u kushtohet vëmendje e veçantë, ndërsa do të vendoset edhe lidhur me çështje me interes rajonal.

Po ashtu, do të shqyrtohen edhe politikat e SCO-së, partneritet doganë-biznes, menaxhim të rrezikut, puna e zyrave kundërzbuluese rajonale për lidhje dhe përforcim të kapaciteteve doganore.

Konferencën do ta përurojë nënkryetari i Qeverisë, për çështje ekonomike dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski, ndërsa fjalime përshëndetëse do të mbajnë edhe drejtori i Drejtorisë Doganore të Maqedonisë, Vanço Kargov dhe nënkryetar i rajonit evropian të Organizatës doganore botërore, Alen Belo.

Në konferencën është paraparë të jenë të pranishëm rreth 120 delegatë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)