16 Maj 2024

Doganat për tre muaj mbledhin 146 milionë e 288 mijë euro

Prishtinë, 9 prill - Doganat e Kosovës gjatë vitit 2012 kanë grumbulluar më pak mjete në kufij se që kishin grumbulluar në 13 javët e parë të vitit të kaluar. Deri më tani, në arkën e shteti nga të hyrat në kufij janë derdhur 146 milionë e 288 mijë euro.

Ndërsa, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin grumbulluar 154 milionë e 470 mijë euro. Krahasuar më vitin e kaluar të hyrat në 13 javët e para të këtij viti janë grumbulluar 8 milionë e 146 mijë euro më pak.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se moti i ftoftë që kishte mbretëruar gjatë dy muajve të parë të këtij viti ka pasur ndikim edhe në të hyrat, pasi në masë të madhe ato varen nga importi.

“Analizat tona tregojnë se importi gjatë janarit e shkurtit ka qenë dukshëm më i vogël se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, kryesisht si reflektim i ndikimit të motit të vështirë dimëror, çka ndikoi në mbylljen edhe të disa vendkalimeve kufitare dhe më të edhe të qarkullimit të mallrave”, ka thënë ai.

Por, Huruglica thotë se nuk ka vend për shqetësim.

“Të hyrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë më të ulëta se planifikimi, por nuk shohim ndonjë arsye për shqetësim”, ka thënë ai duke shtuar se me përmirësimin e motit ka nisur rriten të hyrat.

“Gjatë muajit mars të hyrat që kemi grumbulluar janë për 6 për qind më të larta se marsi i vitit të kaluar dhe kjo tregon se gradualisht po kthehemi në normalitet”, ka thënë ai.

Megjithatë, të hyrat për 13 javët e para nuk janë shumë të ulëta se plani i të hyrave. Për koincidencë edhe Doganat e Kosovës kishin planifikuar që për 13 javët e para të grumbulloheshin vetëm 147 milionë euro, apo 7 milionë më pak se që kishin pasur të hyra në vitin paraprak.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka shpjeguar se në përgjithësi plani vjetor i të hyrave për vitin 2012 është më i lartë se ai i vitit paraprak. Mirëpo, sipas tij, gjatë këtij vitit është bërë një planifikim më ndryshe, i cili parasheh që në muajt e parë të ketë më pak të hyra.

“Doganat e Kosovës presin që gjatë muajve të verës të jenë të hyrat më të larta, prandaj ata në planin e të hyrave barrën kryesore e kanë koncentruar në muajt e verës”, ka thënë Stavileci.

Në të kaluarën vazhdimisht është thënë se plani më real i të hyrave është krahasimi i tyre me të dhënat e vitit paraprak.

Edhe në fillim të vitit të kaluar të hyrat ishin më të vogla se planifikimi në fillim të vitit, por në fund të vitit ishte përafruar realizimi i të hyrave me planifikimin e të hyrave.

Brenda vitit 2011 doganierët kanë arkëtuar 827 milionë euro, derisa plani i përcaktuar në buxhet kapte vlerën prej 831 milionëve. E sivjet, doganierët do të kenë edhe më shumë punë. Nga Qeveria obligohen që të arkëtojnë 867 milionë euro deri më 31 dhjetor.

/Koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)