17 Maj 2024

Dogana mbledh 6 milionë euro brenda një dite

Prishtinë, 2 nëntor - Data 1 nëntor shënon edhe rekordin e fundit të arritur nga Dogana e Republikës së Kosovës në mbledhjen e të hyrave.

Adriatik Stavileci zëdhënës ka bërë të ditur se Dogana e Kosovës tejkalojë parashikimet ditore në mbledhjen e të hyrave, pasi qe gjatë këtyre 24 orëve të fundit mblodhi një shifër rekorde nga taksat e mallrave të importuara në vlerë prej 6 milion euro.

Deri më tani sipas Stavilecit Dogana ka arritur të mbledhë të hyra në lartësinë prej 676,7 million euro apo 18.2 për qind më shumë se gjate vitit te kaluar.

"Krahasuar me periudhën e njëjtë te vitit 2010 janë mbledhur 104,5 milion euro më shumë, pasi që në të njëjtën periudhë të vitit 2010 dogana kishte mbledhur 572,2 milion euro. Kjo shifër paraqet 82 për qind të planit vjetor", ka theksuar ai.

Në përgjithësi mbledhja e të hyrave nga Dogana gjatë këtij viti është rritur në krahasim me vitin e kaluar si rezultat i profesionalizimin të mëtejmë dhe rritjes së kontrolleve në tërë territorin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)