31 Mars 2023

Ditë të zeza për ekonominë Europiane

Bruksel, 2 maj - Ekonomia evropiane po përjeton ditët e saj më të zeza. Frika që kriza e borxhit grek të përhapet në vendet e tjera të eurozonës u intensifikua të mërkurën kur Spanja pësoi një ulje borxhi sipas agjencisë së njohur të vlerësimit ekonomik "Standard & Poor" duke e çuar euron në nivele më të ulëta kundrejt dollarit.

Frika e borxhit grek i dha Spanjës një goditje në përpjekjet e saj për të mos u infektuar nga Greqia. Sipas "Standard & Poor" nga kjo sëmundje nuk do të shpëtojë as Portugalia.

Kreu i organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i krahasoi krizat e borxheve me virusin Ebola. "Nuk është problemi tek sëmundja ngjitëse. Sëmundja ngjitëse tashmë është përhapur...", thotë Angel Gurril.

"Kjo është si virusi Ebola. Kur mendon se ia dole mbanë, të shfaqet domosdoshmëria e këputjes së këmbës në mënyrë që të shpëtosh".

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)