12 Maj 2024

Disa vende evropiane në protestë kundër masave ekonomike

Bruksel, 2 mars - Masat ekonomike, që janë marrë dhe vazhdojnë të merren kundër krizës në shtetet e Evropës, u protestuan me manifestime të ndryshme të organizuara në shumë vende në përgjigje të thirrjes së Konfederatës së Sindikatave Evropiane, që nga Franca deri në Spanjë.

Në protestat e organizuara në Paris, Madrid, Barcelonë, Varshavë, Bruksel dhe Pragë u mbrojt mendimi se kriza nuk është shkaktuar nga shpenzimet sociale, por nga politikat neo-liberale.

Në manifestimet protestuese të zhvilluara në Paris u hapën pankartat \"Mjaft më\" dhe u theksua se tani popujt evropianë nuk kanë më fuqi t\'u rezistojnë politikave shtrënguese ekonomike.

Qindra pjesëmarrës në demonstratën e organizuar në Bruksel kërkuan nga qeveritë e Evropës që, në vend të masave shtrënguese, t\'i gjejnë zgjidhje problemit të papunësisë dhe mbështetën protestat në Greqi.

Kurse në manifestimin e organizuar në kryeqytetin Pragë të Republikës së Çekisë morën pjesë 7 mijë studentë, të cilët dënuan reformën arsimore të qeverisë. Arsimi me pagesë u protestua fuqishëm edhe në demonstratat e bëra në qytete të ndryshme të Çekisë, ku u hodh pretendimi se shkollat dhe universitetet janë kthyer në kompani fitimprurëse.

Ndërkaq, demonstruesit e tubuar përpara godinës së parlamentit në kryeqytetin Varshavë të Polonisë protestuan planin e qeverisë për të rritur moshën e pensionimit.

Edhe në Madrid e Barcelonë të Spanjës mijëra qytetarë bllokuan rrugët dhe sheshet me motivin se masat ekonomike të qeverisë po e shtyjnë vendin drejt diktaturës.

Në protestë u shpreh opinioni se pas politikave të shtrëngimit ekonomik në Evropë qëndron Gjermania.

Protestuesit i bënë thirrje si Bashkimit Evropian, ashtu edhe Gjermanisë, që të ndjekin politika më të ekuilibruara, të cilat mbrojnë interesat e masave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)