04 Maj 2024

Diaspora në Serbi sjellë rreth 5,5 miliardë dollarë në vit

Beograd, 22 prill - Diaspora brenda vitit në Serbi sjellë rreth 5,5 miliardë dollarë prej të cilëve vetëm nëntë për qind evidentohen zyrtarisht.

Këtë e deklaroi sekretari shtetëror i Ministrisë serbe të Fe dhe Diasporë, Miodrag Jakshiq.

Ai në tribunën në Beograd të organizuar nga e përditshmja “Danas”, ka thënë se është vështirë të përcaktohet numri i saktë i serbëve që jetojnë në diasporë, por vlerësohet se ai numër lëvizë në rreth katër milionë, ndërsa janë të organizuar në më shumë se një mijë organizata dhe shoqata.

Sipas Jakshiqit, serbët jetojnë në rajon dhe në vendet fqinje, derisa jashtë rajonit jetojnë në Evropën Perëndimore, Gjermani, Australi dhe në Amerikën e Veriut.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja mesatare e parave të diasporës serbe në BPV-në prej vitit 2005 deri në vitin 2010 arrin 15,3 për qind. Investimet, nga ana tjetër, të diasporës në vetë Serbinë prej vitit 2000 vlerësohen në 550 milionë dollarë dhe me to janë hapur rreth një mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme në të cilat janë punësuar rreth 2.500 punëtorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)