10 Maj 2024

Dështon bashkimi i Alpha Bank me Eurobank

Athinë, 5 prill - Ka dështuar përpjekja për krijimin e një banke të fuqishme greke që do të renditej ndër më të mëdhatë në Europë.

Alpha bank bëri të ditur se do të thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë për ndërprerjen e procedurave të bashkimit të dy bankave.

Alpha Bank e ka argumentuar vendimin e vet me pasojat nga reduktimi i borxhit (PSI), duke theksuar se nga ky proces do të rezultonte një dëm shtesë prej 9 miliardë eurosh, nga bashkimi me Eurobank.

Alpha shton se do të nevojitej një “shtesë e paarritshme” kapitali aksionesh me vlerë 3,9 miliardë euro dhe se në çdo rast shtesa e kapitaleve të formatit të unifikuar do të ishte “e pamjaftueshme”.

Nga ana e vet, Eurobank ka theksuar në reagimin e vet se “pretendimet me të cilat Alpha Bank tenton të justifikojë mosrepsketimin e detyrimeve të veta janë pa bazë”.

Përjekjet për bashkimin e dy bankave filluan në gusht 2011, kur u publikua marrëveshje e tyre për krijimin e një banke të përbashkët, që do të ishte më e madhja në Europën Juglindore dhe e 25-a në nivel europian. Banka e re do të kishte një kapital aktiv afro 150 miliardë euro, total depozitash 80 miliardë euro, një rrjet me më shumë se 2.000 filiale dhe 8 milionë klientë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)