14 Maj 2024

Deri në vitin 2020 niveli i punësisë në Bullgari duhet të arrijë 76%

Sofie, 27 mars - Në Këshillin e Ministrave u paraqit projekti i Programit kombëtar për reforma në Bullgari në zbatimin e Strategjisë “Evropë 2020”.

Qëllimi kryesor kombëtar është arritja e punësisë prej 76 për qind ndër popullsinë në moshën 20-64 vjeçe deri në vitin 2020. Për ta arritur qeveria parashikon masa për konsolidim fiskal, rimëkëmbje të kreditimit normal të ekonomisë, mbështetje të konkurrueshmërisë, kapërcim të pasojave të papunësisë dhe të pasojave sociale nga kriza, modernizim të administratës publike.

Të pandryshuara mbeten prioritetet e deritanishme për investim të 1.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto në studime shkencore, 16 për qind pjesë të burimeve ripërtërishme energjetike në konsumimin përfundimtar të energjisë, si edhe për rritjen e efektivitetit energjetik me 25 për qind ndaj vitit 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)