10 Maj 2024

Depozitat bankare në Greqi janë zvogëluar për 70 miliardë euro

Athinë, 6 mars - "Depozitat bankare në Greqi janë zvogëluar 70 miliardë euro nga fillimi i krizës në vitin 2009", deklaroi Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos për televizionin grek, Antena.

''Të paktën 16 miliardë euro nga shuma e përgjithshme janë dërguar jashtë vendit, kryesisht në Britaninë e Madhe'', vijoi Venizelos.

Ai theksoi domosdoshmërinë që, nga ripërtëritja e besimit në institucionet financiare lokale, të bindet popullata për të rikthyer paratë në llogaritë bankare të Greqisë.

Në vitin 2011 depozitat janë zvogëluar 35,4 miliardë euro.

Analistët konsiderojnë se kur në Greqi do të fillojë të zbatohet marrëveshja për uljen e borxhit për 170 miliardë euro dhe marrjen e kredisë prej 130 miliardë euro, besimi në sistemin bankar lokal do të ripërtërihet dhe popullata do të fillojë gradualisht t'i kthejë në llogaritë bankare të vendit paratë e tërhequra gjatë krizës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)