30 Prill 2024

Dardan Nuhiu emërohet Drejtor i Inteligjencës Financiare

Prishtinë, 1 mars - Në Ministrinë e Financave, u mbajt sot takimi i parë i Bordit Mbikëqyrës të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, në përbërje të Ministrit të Financave - Bedri Hamza, ministrit të Punëve të Brendshme - Bajram Rexhepi, kryeprokurorit të shtetit - Ismet Kabashi, u.d guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës - Gani Gërguri, drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës - Bexhet Haliti, drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës - Naim Huruglica dhe  përfaqësuesi i Policisë së Kosovës – Agron Nezaj, ku u diskutua në lidhje me tranzicionin FIC-it tek NJIFK .

Ministri i Financave Bedri Hamza, njëherit kryesuesi i këtij Bordi, në fillim të takimit,tha “Sot po takohemi për herë të parë në cilësi të Bordit Menaxhues të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës i cili është i themeluar me Ligjin për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Bordi menaxhues,  i cili  është  i përbërë nga anëtar të institucioneve të cilave jeni ju, do të mbikëqyrë punën dhe do të sigurojë pavarësinë e Njësisë së Inteligjencës Financiare “.

Ai më tej shtoi  “ Me qëllim që të luftohet në mënyrë efektive shpëlarja e parasë dhe financimi i  terrorizmit në Kosovë,  duke u bazuar në ligj ne themelojmë Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës si institucioni qendror dhe i pavarur kombëtar përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente dhe bërjen publike të informacionit në lidhje me parandalimin e shpëlarjes potenciale të parasë dhe  financimin e terrorizmit, në kuadër të  Ministrisë së  Ekonomisë dhe Financave, tani Ministria e Financave ”.

Në këtë takim, bordi në mënyrë unanime emëroj drejtorin e Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu, i cili është propozuar nga komisioni për vlerësimin e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për këtë pozitë. Sipas komisionit pas selektimit të kandidatëve të përshtatshëm për pozitën e drejtorit të NJIFK-së, duke marr parasysh  kushtet ligjore që kërkohen për pozitën e shpallur  z. Dardan Nuhiu i plotëson kushtet për tu propozuar për emërim në pozitën e Drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës.

Nuhiu  është  ekonomist i diplomuar, duke vijuar studimet master në drejtimin e financave në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Kriminalistikës në Universitetin e Sarajevës, gjithashtu komisioni ka raportuar që z.Dardan Nuhiu posedon njohuri të mira të legjislacionit për parandalimin e shpëlarjes së parasë, ka njohuri rreth trendëve të zhvillimit të  politikave dhe dokumenteve tjera për zhvillimin e Njësisë  sipas praktikave më  të mira evropiane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)