29 Prill 2024

Dalje e Greqisë nga Eurozona ulë të ardhurave për 55 për qind

Athinë,31 maj - Një dalje e mundshme e Greqisë nga zona e euros do të shpinte në një rënie të konsiderueshme të nivelit të jetesës që qytetarëve: ulje të të ardhurave të paktën në masën 55% dhe do të godiste edhe më shumë shtresat ekonomikisht të dobëta, thekson një botim i posaçm i Bankës Kombëtare të Greqisë, me titull “Duke përshkruar komponetët e dilemës së vështirë”.

Një dalje nga euro, thuhet më tej, do të shpinte në rënie të konsiderueshme të nivelit të jetesës të qytetarëve, (ulje e të ardhurave për frymë me të paktën 55% në euro), duke goditur më shumë shtresat ekonomikisht të dobëta, përmes zhvlerësimit të madh të monedhës së re (65% në terma nominalë), thellimit të recesionit (-22% në çmime të qëndrueshme) dhe rritjes së papunësisë (në nivelin 34%), ndërkohë që shteti do të detyrohej të financonte nomismatikisht nevojat e veta (thënë shqip do të priste më shumë para), duke krijuar një rreth vicioz inflacionist (fillimisht inflacion mbi 30%, me tendencë të fuqishme rritëse në vazhdim

Për shkak të aksesit të vështirë në valutë, vendi nuk do të mund të respektonte pjesën më të madhe të detyrimeve ndaj kreditorëve të huaj (325 miliardë euro), gjë që do të vështirësonte edhe më shumë këmbimet e biznesit grek me botën e jashtme, me rezultat zhvlerësimin e mëtejshëm të nivelit të jetesës dhe vështirësive përherë në rritje të popullatës për të patur akses në artikuj të domosdoshëm të importit dhe posaçërisht në karburante, në barna dhe në lëndë të para të nevojshme. 

Rrjedhojat e sipërpërmendura do të ishin edhe më të dhimbshme nën skenarin e një tranzicioni jo normal në monedhën e re, vlerëson Banka Kombëtare e Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)