14 Maj 2024

Dalja e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja katastrofike

Frankfurt, 24 janar - Dalja e Greqisë nga eurozona është e rrezikshme, deklaroi sot drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Tomas Mirov.

Në një intervistë për gazetën “Handellsbllat”, Mirov thekson se dalja e Greqisë nga eurozona do të kishte pasoja katastrofike.

Sipas tij, një ide e tillë ka mundësi të shkaktojë panik bankar.

“Investitorët jashtë Evropës daljen e Greqisë nga Unioni Monetar i përbashkët do ta konsiderojnë arsye që të dyshojnë në strukturën e eurozonës”, tha Mirov.

Ai thekson se Greqia do të ketë nevojë për ndihmë ekonomike edhe për shumë vjet, pasi janë të nevojshme reforma serioze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)