16 Maj 2024

Dalja e Greqisë nga Eurozona destabilizon ekonominë globale

Washington, 27 maj - Drejtori i Institutit për Financat Ndërkombëtare (IIF) Charles Dallara paralajmëroi se ekonomia globale do të rrezikohej fuqishëm, nëse Greqia do të dilte nga eurozona.

Shefi i bankës që negocion për shlyerjen e një pjese të borxhit grek, përpiqet gjithashtu që BE-ja të krijojë një sistem për garantimin e depozitave të qytetarëve.

"Është gabim të mendohet se dalja e Greqisë nga eurozona nuk do të ketë shumë pasoja serioze për bankat evropiane, Bankën Qendrore Evropiane dhe vende si Italia, Spanja dhe Portugalia'', deklaroi Dallara.

"Kjo do ta destabilizonte gjithë ekonominë botërore", tha ai në një intervistë për gazetën italiane "Il sole 24 ore".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)