29 Shkurt 2024

Daci: Të thellohet bashkëpunimi me Bankën Botërore

Prishtinë, 21 korrik - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka pritur sot në një takim delegacionin e Bankës Botërore të cilin e ka udhëhequr Laura Kalemberg, menaxhere e zyrës së operacioneve të Bankës Botërore në Kosovë dhe të cilët e informuan lidhur me aktivitetet e Bankës Botërore në Kosovë.

Zonja Kalemberg ka informuar kryetarin Daci se behët fjalë për dy programe që aktualisht janë duke u realizuar në Kosovë dhe që kanë të bëjnë më programim e evidencës kadastrale dhe menaxhimit të sektorit publik.

Kryetari Daci me këtë rast ka thënë se Kosova dy vjet ka rritje të GDP-së dhe njëkohësisht rritje të papunësisë. Kjo tregon se diçka te na nuk është në rregull.

LDD nuk është opozitë e vendit por e keqqeverisjes dhe pozitës, tha kryetari Daci.

“Kjo qeveri është e zhytur ne korrupsion, krim te organizuar, asnjë nga partitë opozitare nuk do ta mbështes këtë qeveri. Ne jemi edhe kundër privatizimit të PTK-së, pasi që asaj nuk i ka parapri një proces transparent”, tha lideri i LDD-së.

Kryetari Daci vlerësoi se Kosova ka qeveri e cila merret me politika ad hoc .

“Ne jemi të pakënaqur me zhvillimin ekonomik, papunësinë dhe shumë probleme tjera me të cilat po ballafaqohet vendi”, tha ai.

Duke theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar akademik Daci tha se duhet vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me këto institucione prestigjioze ndërkombëtare prej të cilave pritet që të ndihmojnë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe të gjithëmbarshëm të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)