07 Maj 2024

Commerzbank: Athina të deklarojë pamundësi pagimi

Berlin, 22 tetor - Drejtuesi i bankës së dytë më të madhe gjermane, ”Commerzbank” theksoi se një pjesëmarrje e vullnetshme e sektorit bankar në ndihmë të Greqisë nuk do të mjaftonte dhe i kërkoi Athinës të shprehet e dështuar në lidhje me pagesat e borxhit, në një intervistë të publikuar.

“Greqia ka nevojë për një reduktim të borxhit të saj”, deklaroi Martin Blessing për të përditshmen ”Bild”.

”Por, zhvlerësimet në bilancin e bankave nuk mjaftojnë”, shtoi ai, “marrëveshja e fundit mes politikës mes politkës dhe sektorit privat nuk e ka zgjidhur problemin”.

Në muajin korrik, drejtuesit evropinë kërkuan nga kreditorët privatë të Greqisë, bankat, sektorët e sigurimeve dhe fondet e investimeve, të heqin dorë nga rreth një e pesta e pretendimeve të tyre, të mbajtura nën formën e detyrimeve të emetuara nga Greqia.

”Kjo marrëveshje mund të braktiset në kuadër të problemeve të vendit”, sipas Blessing.

“Për mendimin tim, kjo nuk bëhet në mënyrë të vullnetshme”, theksoi Blessing, por vetëm nëse Greqia vetëshpallet e dështuar me pagesat.

“Duhet thënë qartë: shtete kanë zgjdhje mes dy mundësive, ose të paguajnë borxhin e tyre siç është parashikuar, ose të shpallen të falimentuar”, vijon banka.

Për momentin, drejtuesit evropianë kanë bërë përpjekje të shmangin me çdo çmim një dështim të pagesave të borxhit nga Athina duke nënvizuar pasojat katastrofike që mund të ketë e gjithë zona euro, veçanërisht bankat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)