26 Prill 2024

Çmimet e naftës, kërcënim për ekonominë

New York, 5 janar - Çmimet e larta të naftës kërcënojnë të pengojnë rimëkëmbjen ekonomike në nivel global - paralajmëron IEA.

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë ka përsëritur paralajmërimet e saj se ekonomia globale po përballet me rrezikun e rritjes së çmimeve të naftës.

Agjensia IEA thotë se fatura e përgjithshme e naftës për vitin e kaluar në vendet kryesore të zhvilluara është rritur rreth 200 milirada dollarë vitin e kaluar.

Organi kryesor ndërkombëtar që mbikqyrë energjinë ka paralajmëruar se çmimet e naftës po hyjnë në një "zonë të rrezikshme" për ekonominë globale.

Ekonomisti kryesor i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Fatih Birol, i ka thënë Financial Times se faturat e importit të naftës që janë në rritje "herët a vonë do t'i dëmtojnë ekonomite".

Çmimi i naftës është më shumë se dyfishi gjatë rënies globale, dhe kushton rreth 89 dollarë për fuçi.

Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë është duke bërë presion mbi prodhuesit e naftës, duke thënë se ata duhet "të tregojnë mirëkuptim", duke rritur prodhimin e naftës çfarë do të çonte në uljen e çmimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)