02 Maj 2024

Çmimet e konsumit në janar ishin 7 për qind me të larta

Prishtinë, 21 janar - Çmimet e konsumit në muajin janar të këtij viti kanë qenë për 7% më të larta se në janarin e vitit të kaluar. Më së shumti ngritje kanë shënuar buka dhe vajrat.

 

Në publikimin më të fundit të Entit të Statistikave të Kosovës, vërtetohet inflacioni i lartë i shënuar vitin e kaluar.

Nga artikujt kryesorë ushqimorë, nga janari i vitit të kaluar deri në janarin e këtij viti, buka është shtrenjtuar me 33% si dhe vajrat e yndyrat me 40%. Në përgjithësi, brenda 12 muajsh, inflacioni ka arritë shkallën 7.4%, tregon zyrtarja për informim e ESK, Safete Selmani.

“Çmimet e konsumit në Kosovë kanë pasur ngritje. Inflacioni nga janari i vitit 2010 deri në janarin e vitit 2011 është 7.4%.”, thotë Selmani.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini shprehet se në ngritjen e çmimeve, përveç ndikimeve globale, ka ndikuar edhe rritja e kërkesës.

“Rritja e çmimeve është si pasojë e rritjes së konsumit të përgjithshëm, si pasojë e ngritjes së çmimeve në bursë, e të reshurave në vendet që kanë prodhim të madh”, theksoi Shahini.

Mirëpo, eksperti i ekonomisë, Nagip Skenderi, inflacionin e shënuar nuk e ndërlidhë me shtimin e kërkesës.

“Në rastin e Kosovës nuk është inflacion nga kërkesa. Mirëpo, lëkundjet në tregun global, në këtë rast i naftës, mandej çmimet e transportit etj., kanë ndikuar që të importohet një inflacion i tillë me ngritje të çmimeve”, thotë Skenderi.

Sa i përket krahasimit me dhjetorin e vitit të kaluar, çmimet në muajin janar të këtij viti janë ngritë për 1.4%. Buka është shtrenjtuar për afro 4%, sheqeri, vajrat dhe yndyrat afro 3%, perimet 7%, etj.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)