22 Mars 2023

Christopher Hall zgjedhet kryetar i Bordit të OAK

Prishtinë, 18 shkurt - Sot në auditoriumin e Universitetit Amerikan në Kosovë, u mbajt Kuvendi i VI-të vjetor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (Oda Amerikane).

 

Përveç anëtarëve aktiv të Odës Amerikane, në këtë kuvend ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, përfaqësues nga Zyra për Ndërlidhje Civile e kampit Bondsteel, drejtori i Agjencionit për Promovimin e Investimeve, Mustafë Hasanaj, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Lindita Daija, si dhe përfaqësuesë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në  këte Kuvend u prezantuan aktivitetet që shënuan suksesin e OEAK- së në vitin që lamë pas, u prezantua plani i aktiviteteve për vitin 2010, dhe i njëjti u aprovua nga anëtarët e pranishëm. 

Ndër pikat më të rëndëshishme në këtë Kuvend ishin zgjedhjet për anëtarët e rinj të Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane është zgjedhur Christopher Hall, president i Universitetit Amerikan në Kosovë. Bordi i ri i Odës Amerikane përbëhet nga anëtarët në vijim:

1. Christopher Hall– Universiteti Amerikan në Kosovë – President

2. Erolld Belegu – Marigona Residence- Zëvendës President

3. Ardiana Bunjaku- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës- Arkëtare

4. Dastid Pallaska– Pallaska and Associates– Sekretar i Përgjithshëm

5. Dennis Purdin- Atlas Electric

6. David Cowles- Booz Alen Hamilton-KPEP, USAID

7. Valon Lluka- Banka Ekonomike

8. Luan Dalipi- MDA

9. Gëzim Pula- 3CIS

10. Eriola Bibollaj- ProCredit Bank

11. Afrim Maloku- Deloitte

Gjithashtu, në këtë Kuvënd u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Odës Amerikane dhe këtij institucioni. 

Ndër tjera, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me UNDP në Kosovë, përmes se cilit, Oda Amerikane dhe UNDP në Kosovë do të bëjnë shpërblimin vjetor të biznesit me përgjegjësi korporative për investime në komunitet/shoqëri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)