25 Prill 2024

Caktohet vendi për mbledhjen e ndihmave për Shkodren

Mitrovicë, 22 dhjetor - Pas vendimit të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, për t’u organizuar me qëllim të mbledhjes së ndihmave për Shkodrën që është përballur me përmbytje javëve të fundit, të mërkurën janë bërë hapat e parë konkret në këtë drejtim.

Komisioni i formuar prej tre anëtarëve të komunës dhe dy nga komuniteti i biznesit, kanë nisur punën që gjithçka të jetë e koordinuar dhe e bashkërenduar për mbledhjen e ndihmave.

Në këtë kontekst, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, që kryeson komisionin e formuar për mbledhjen e ndihmave i shoqëruar nga dy anëtarët tjerë të komunitetit të biznesit, Agim Deva e Bilall Hasani, kanë caktuar edhe lokacionin për mbledhjen e ndihmave. Drejtori Bala tha se si depo për mbledhjen e  ndihmave do të shfrytëzohet bodrumi i qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”.

Poashtu ai sqaroi se prej të enjtes të gjithë ata që duan të ndihmojnë mund të bëjnë këtë prej orës 09:00 deri në orën 17:00. “Për pranimin e ndihmave janë caktuar dy persona, të cilët për çdo mall që pranojnë do të lëshojnë edhe dëshmitë përkatëse”.       

Ai apelon tek të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, si me ushqime për bagëti, mandej ushqime dhe veshmbathje që të mos hezitojnë. Drejtori sqaron se ata që duan të ndihmojnë me ushqime për kafshë duhet vetëm të lajmërojnë për një gjë të tillë. “Deri me tani dy qytetarë kanë shprehur gatishmëri që të ndihmojnë me ushqime për kafshë”. 

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, i cili është i autorizuar që të koordinoj ndihmat që do të tubohen nga fermerët, biznesmenët, qytetarët etj, thotë se gjendja në Shkodrës është e rëndë pas përmbytjeve që kanë zgjatur me javë. Ai thotë se ka nevojë edhe për transport për mallin që do të tubohet dhe fton ata që kanë mundësi që të ndihmojnë edhe në këtë drejtim.

Komuna e Mitrovicës kishte ndihmuar qytetarët e Shkodrës edhe vitin e kaluar, pas përmbytjeve që kishin ndodhur atje. Ndërsa sivjet, të gjithë ata që duan të ndihmojnë Shkodrën mund të kontaktojnë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, në numrin e tij të telefonit 028 532 397 ose 044 147 071.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)