29 Prill 2024

Byhler: Duhet punuar në përmirësimin e imazhit të Kosovës

Prishtinë, 7 shtator - Komandanti ne largim i KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka deklaruar sot se duhet punuar në përmirësimin e imazhit të Kosovës dhe ka vlerësuar se zhvillimi ekonomik i vendit është ndër sfidat kryesore me të cilat aktualisht ballafaqohet Kosova.

Duke pranuar mirënjohjen e veçantë të Odës Ekonomike te Kosovës për kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe përkrahjen e biznesit, komandanti i KFOR-it ka theksuar se duhet punuar në përmirësimin e imazhit të vendit dhe se në këtë drejtim do të angazhohet pas kthimit në Gjermani. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se komandanti i KFOR-it përveç  aktiviteteve të përditshme në ruajtjen e rendit dhe qetësisë në Kosovë, ku bka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, ka bërë shumë edhe në drejtim të afrimit të bizneseve nga Kosova dhe Gjermania.

“Besoj se ka qene fat I madh për Kosovën qe gjenerali Byler ka udhëhequr KFOR-in.  Kosova ka fituar një mik te vërtetë, një ambasador te vërtet qe do ta promovoj realitetin kosovar . Gjenerali Byler  me shumë sukses i ka identifikuar nevojat dhe drejtimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës.\"

\"Për këtë arsye si OEK ne shenje respekti për punën qe ka bere vendosëm me ia ndarë këtë mirënjohje  duke i dëshiruar pune te mbare, suksese te shumta kudo qe te jete, sepse do te jete një ambasador I vërtetë i Kosovës dhe një mik I tille e ka derën e hapur ne Kosove ne çdo kohë. Për këtë arsye po I themi lamtumire qe te shihemi prapë kudo qe do te takohemi”, tha kryetari Gërxhaliu.

Gjenerali Byler ditën ne premte, më 9, shtator do të dorëzoj komandën mbi forcat paqeruajtëse në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)