26 Prill 2024

Buxheti i MAP, pritet të realizohet rreth 90 për qind

Prishtinë, 21 dhjetor - Ministrja Ministrisë së Administratës Publike, Edita Tahiri, ka bër prezantimin e Raportit të punës së MAP-it për vitin 2010.

Ministrja Tahiri tha se  “Reforma e Administratës Publike, do të jetë çelës i demokracisë dhe i qeverisjes demokratike të vendit, që  do të kontribuojë në përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Synimi ynë është që të ndërtojmë një administratë publike moderne, e cila do t’u shërbejë qytetarëve dhe bizneseve dhe si e tillë të jetë në harmoni me vlera e standarde ndërkombëtare, të cilat kjo ministri i ka plotësuar”, ka deklaruar Tahiri.

Ministria , tha se “ka përgatitur  pesë  ligje bazike për administratën publike: Ligjin e Shërbimit Civil, Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civilë, Ligjin për Administratën Shtetërore, Ligjin për Organin Mbikëqyrës  të Shërbimit Civil  dhe Ligjin për Qeverinë. Ndërkaq, Ligji për Qeverinë dhe Ligji për Pagat e Funksionarëve të Lartë janë në procedurë të shqyrtimit në Kuvend, si dhe disa akte nënligjore, të cilat janë përgatitur për miratim”.

Po ashtu, sipas saj janë realizuar edhe projekte  të  metodologjisë për hulumtimin e nevojave për trajnim. Gjatë vitit, që po e lëmë pas , për fusha të ndryshme të administratës publike janë trajnuar  më se 1863  nëpunës civilë. Përparime janë bërë edhe në zhvillimin e qeverisjes elektronike.
 
Tahiri theksoi se në periudhën të cilën po e lëmë pas, për shërbyesit civilë është bërë një rritje e pagës për 30 për qind, ndërkaq, buxheti i përgjithshëm në këtë Ministri, deri në fund të dhjetorit, pritet të realizohet rreth 90 për qind.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)