26 Prill 2024

Buxheti i Kosovës mbledhë 924 milion euro

Prishtinë, 6 janar - Ministri Shala, gjate prezantimit të të arriturave e ministrisë, sot, në një konferencë me media theksoi se në vitin 2010 doganat kanë përmbushur planin 99,7 për qind, duke vjelur 700.4 milionë euro. Administrata Tatimore sipas tij ka tejkaluar planin 2 % dhe për buxhetin ka siguruar 221.2 milionë euro.

Poashtu janë realizuar pagesa në shumën 1,291.1 milionë euro, apo 93% nga ajo që është planifikuar.
 
Më tutje, ministri Shala veçoj projektet e mëdha që kanë nisur në vititn 2010, për të cilat është siguruar përkrahja financiare .  Majde, nuk do të ketë ngecie të tyre kur janë në pyetje paratë, apo shpronësimi .

Ndonëse ende nuk është arriutur niveli i kënaqshëm, megjithatë organizimi dhe mobilizimi i Doganave dhe i ATK-së ka qenë në nivel të kënaqshëm.

Ka ende problem për shtrirjen më të fuqishme të tyre në very të Kosovës , ku sivjet, me bashkëpunimin dhe në koordinim me të gjithë faktorët relevant,  ato, sivjet duhet të jenë shumë më të pranishme në këtë pjesë të shtetit.

Prje treguesve makroenomik ministri  veçoj  rriejtne ekonoimike 5 për qind, që ëhstë e përafërt edhe me parashikimete  fondit monetary. Poashtu, deri në tetor eksportet janë rritur  86 %, importet  rreth 11%,kurse shkalla e mbvulimit të importit me eksport  ishte 14,4 për qind, nga 8,3 për qind sa ishte në dhjetorine vitit 2009.

Investimet kapitale gjatë vitit 2010 kanë qenë 456 milionë euro, apo 91 për qind nga plani. 

Ministri Shala ka bërë të ditur edhe mënyrën se si do të sigurohen paratë për të mbuluar vendimin Qeverisë së Kosovës për rritjen pagave.

 “Financimi i këtyre rritjeve që e kapin shumën e 100 milion eurove do të jenë nga kursimet të cilat nuk do të cenojnë funksionalizmin e shtetit, por ka vend për kursime në secilin vend që shkojmë, në cilën do komunë që shkoni ka vend për kursime, sidomos në mallra dhe shërbime dhe i kemi identifikuar ato edhe gjatë vitit 2010. Ju e dini se kemi pas shkurtime në vitin 2009 në këtë drejtim. Me një nikoqirllëk të mjeteve më të mirë dhe kemi identifikuar një përqindje të konsiderueshme të cilat do të jetë në dispozicionin tonë për buxhetin e vitit 2011 në parlament tani”, ka theksuar Shala.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)