14 Maj 2024

Buxheti i Gjermanisë arrin në 10 bilionë euro

Berlin, 20 shkurt - Nëse pasuria do të sillte lumturinë, atëherë gjermanët do të ishin një popull i lumtur. Ata vazhdojnë të kursejnë edhe pse kanë vënë mënjanë para në shuma bilionëshe.

Ndërkohë që qeveritë në krizë mundohen të kursejnë çdo qindarkë, njerëzit në Gjermani për herë të parë kanë grumbulluar një pasuri prej 10 bilionë eurosh. Për krahasim: kjo shumë është sa të gjitha borxhet e 27 anëtarëve të BE-së.

Kjo është vlera e pasurive në para dhe imobilje të buxheteve private në Gjermani në tremujorin e tretë 2011, bëri të ditur Shoqata Federale e Bankave gjermane në Berlin, bazuar në të dhënat e Bankës Federale gjermane.
 
“Këto raporte mujore janë për mua një thesar i vërtetë”, lëvdon eksperti i financave dhe historiani Bernd Sprenger, në bisedë për Deutsche Welle-n publikimet periodike të Bankës Federale gjermane.

Sprenger, i cili ka shkruar edhe një libër për historinë e parasë në Gjermani nga fillimi deri në ditët tona, hedh një vështrim pas: “Në vitin 1960 pra 12 vjet pas reformës monetare, pasuria në para ishte vetëm 165 miliardë marka gjermane (rreth 80 miliardë euro)”. 30 vjet më vonë, pak para ribashkimit pasuria ishte 2,8 bilionë marka gjermane, pra rreth 1,4 bilionë euro. “Gjermanët kanë qenë shumë të zellshëm 60 vitet e fundit”, shton historiani.

Në statistikat aktuale për pasurinë prej 10 bilionë eurosh, sipas shoqatës së bankave nuk janë përfshirë vlerat e pasurisë në objekte si: makina, mobilje, bizhuteri dhe koleksione arti. Nëse zbritet shuma e borxheve në kredi prej 1,5 bilionë eurosh, gjermanëve u mbetet një pasuri neto prej më shumë se 8,8 bilionë eurosh. Megjithatë kjo është një vlerë e përgjithshme, e cila nuk tregon se si është e shpërndarë pasuria.
 
Një pasuri e përgjithshme prej tetë bilionësh është katër herë sa borxhi shtetëror gjerman prej 2,1 bilionë eurosh. 17 vendet e eurozonës në tremujorin e tretë, sipas Eurostatit, kishin 8,2 bilionë euro borxhe. 27 anëtarët e BE-së kanë një total borxhi prej 10,3 bilionë eurosh.

Veçanërisht sa i takon pasurisë financiare gjermanët i kushtojnë rëndësi sigurisë: rreth dy të tretat e pasurisë në para prej 4,7 bilionë eurosh janë para cash, llogari kursimi dhe me afat si dhe të drejta nga sigurimet. Vetëm 5 për qind janë të investuara në aksione.

“Pasuria e gjermanëve ka shënuar rritje të vazhdueshme” thekson historiani i parasë Bernd Sprenger. Vetëm goditjet kalimtare dhe rëniet drastike në tregjet financiare kanë shkaktuar ulje të vlerës së portofolit të aksioneve dhe kështu edhe tkurrje të pasurisë monetare totale. “Por tkurrja asnjëherë nuk ka pasur të bëjë me prekje të kursimeve”, thotë Sprenger. Gjermanët kanë kursyer vazhdimisht dhe vlera e kursimeve ka shënuar rënie vetëm për shkak të humbjeve në kurset e letrave me vlerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)