04 Maj 2024

Busek lobon fuqishëm për investimet në EJL

Prishtinë, 21 prill - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka vlerësuar lartë kontributin e zotit Erhard Busek, aktualisht kryetar i Forumit Ekonomik te Vjenës për kontribut në përkrahjen e Kosovës dhe ndërmarrësisë kosovare.

“Ishte  kënaqësi e madhe për mua ta kem në takim një mik të madh të Kosovës, një mik i cili ka hapur dyert për Kosovën në kohën kur ka qenë shumë vështirë. Në paktin e stabilitetit kam filluar të punoj me zotin Busek kur Kosova është bërë pjesë e paktit të stabilitetit. Tani zoti Busek me ambasadorin e Austrisë dhe me përfaqësuesin e IPAK-ut në Vjenë ishin për të shikuar mundësitë e angazhimit ekonomik të Austrisë në mënyrën më të fuqishme, më agresive dhe që të shihen mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme”, tha ministri Beqaj.

Si kryetar i Forumit Ekonomik të Vjenës i cili është një aktivitet në nivel rajonal, zoti Busek lobon fuqishëm për investimet në Evropën Juglindore që realisht nënkupton një promovim të fuqishëm në ekonominë evropiane për tu orientuar drejt Evropës Juglindore, tha ministri i zhvillimit ekonomik.

“Ne shpresojmë që shumë shpejt një Forum Ekonomik i Vjenës do të mbahet në Prishtinë dhe se do të sjellë afarist nga Austria dhe nga vende te tjera të rajonit për të parë mundësitë dhe potencialet tona”, tha ministri Beqaj dhe theksoi se zotin Busek e ka informua lidhur me projektet prioritare të zhvillimit ekonomik, në mënyrë që me bisedat që i kanë me firmat e veta ne Austri të kenë mundësi që t’i promovojnë këto prioritete.

Busek theksoi se ministri Beqaj gjatë viteve të kaluara në rrugën e Kosovës drejt zhvillimit ekonomik ka dhënë një kontribut të çmueshëm dhe Kosova duhet të krenohet me te.

“Mund të them se kusht kryesor për zhvillim ekonomik është stabiliteti politik që duhet të ekzistojë në Kosovë. Diskutuam me ministrin për  disa projekte, si po zhvillohen dhe se çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen që ato të implementohen. Ne do të kemi  Kosovën në  takimin tradicional në Forumin Ekonomik të Vjenës, por ne duam që  të kemi një Forum Ekonomik të Vjenës edhe këtu në Kosovë, të prezantojmë ndërmarrjet jo vetëm nga Austria por nga anëtarët e Forumit të Vjenës, nga  Gjermania, Turqia , Zvicra  dhe të shihet se çfarë mundësish ekzistojnë në Kosovë për investime”, tha zoti Busek.

Duke përsëritur përkrahjen qe i jepet Kosovës, zoti Busek theksoi se është shumë optimist që do të shkohet përpara me hapa të sigurt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)