02 Maj 2024

Busek: Kosova është vend stabil për investime të huaja

Bruksel, 29, tetor - Dr.Erhard Busek, President i Forumit Ekonomik të Vjenës në një intervistë dhënë DW ka thënë së e ka njohur mjaft mirë Kosovën qysh para pavarësisë dhe ngjarjeve të tmerrshme të luftës dhe tani është i impresionuar nga zhvillimet pozitive aty.

\"Aty  mund të gjesh vërtet resurse të favorshme për investim. Kosova ka një strategji po ashtu të favorshme dhe  njerëz të kualifikuar, pra një potencial energjish të reja. Kjo është e shkëlqyeshme\", ka thënë ai.

Edhe burimet natyrore sipas tij sigurisht që janë me interes për investitorët e huaj si dhe ndërtimi i infrastrukturës.

\"Kriza e euros na prek të gjithëve. Ne jemi ekonomikisht të lidhur, jo vetëm si europianë, por edhe globalisht. Ajo mund të ketë efekte të ndryshme por përparësia këtu është që  jo vetëm Kosova por në përgjithësi vendet në gjithë Ballkanin nuk kanë borxhe si ne. Dhe nga ana tjetër aty ka nevojë të madhe për investime në infrastruklturë dhe në fushën e konsumit. Kështu  që këtu janë edhe shanset e zhvillimeve të mëtejshme ekonomike, veçanërisht në këtë rajon.\"

Ai ka theksuar se politikisht Evropa është e interesuar që të ketë një stabilizim në gjithë rajonin dhe aty Kosova është një zonë shumë e rëndësishme, por sipas tij aty ka shumë mundësi për gjëra që nuk ekzistojnë ende.

\"Kjo është një listë e tërë, që nga aeroportet deri tek autostradet, nga telekomunikacioni deri tek sektorët ekonomikë që sot janë të përcaktuara, pra një zonë interesante. Situata në veri nuk sjell asnjë pasiguri për investitorët.  Në të vërtetë  ka konflikte për shkak të stacioneve kufitare të vendosura në nivel lokal, por nga ana tjetër vendi është shumë stabil\"

Sipas Busek duhet thënë gjithashtu se Kosova është patneri më i madh ekonomik për Serbinë, ku eksportet më të mëdha vijnë nga Serbia për në Kosovë, kështu që kjo do të thotë që edhe Serbia është e interesuar për gjetjen e një rregulli krejt normal mes dy vendeve.

Ky sipas tij është parakusht thelbësor sepse çfarë importonte Kosova nga Serbia deri dje, sot këto mallra vijnë nga vendet e tjera fqinjë, dhe në këtë mënyrë serbët humbasin mundësitë ekonomike që i jep tregtia me Kosovën.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)