03 Maj 2024

Bundestagu gjerman unik në luftimin e krizës së euros

Berlin, 26  tetor - Kancelarja gjermane Angela Merkel mund të shkojë në samitin e krizës së euros në Bruksel, duke patur mbështetjen e parlamentit gjerman.

Grupet parlamentare të CDU/CSU-së dhe FDP-së si partitë opozitare të SPD-së dhe Të Gjelbërit ranë dakord për një zgjidhje, e cila pritet të votohet këtë të mërkurë me shumicë absolute në Bundestag.

Për të dhënë votën e tij, parlamenti gjerman kërkon vendosjen në nivel evropian të taksës mbi transaksionet financiare si dhe heqjen dorë nga Banka Qendrore Evropiane prej blerjes dhe shitjes së boneve të thesarit nga vendet e dobëta financiarisht.

Nëpërmjet të ashtuquajturës levë, rritet kapaciteti i programit të shpëtimit të euros për dhënien e kredive vendeve në krizë ose bankave nga 440 miliardë euro aktualisht, në më shumë se një bilionë euro.

Zgjerimi i paketës së shpëtimit të euros, shihet si pjesë e rëndësishme e paketës së përgjithshme kundër krizës së euros, i cili pritet të aprovohet ditën e mërkurë në mbrëmje në Bruksel.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)