01 Prill 2023

Buhler kërkon përshpejtimin e ndërtimit të shtëpive të serbëve

Prishtinë, 2 dhjetor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Erhard Buhler i vizitoi serbët e kthyer në fshatin Zallq, të cilët që nga vera janë të strehuar në tenda fushore dhe po presin të vendosen në shtëpi të mirëfillta, të ndërtuara nga tjegullat.

Këto shtëpi janë siguruar nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Punimet në shumicën e shtëpive ende nuk kanë përfunduar edhe pse ka pasur mjaft kohë që ndërtimi i këtyre shtëpive tashmë të finalizohet.

Të kthyerit, të cilët janë përballur me kushte të vështira të jetesës si dhe kushte të vështira atmosferike janë ankuar për gjendjen e tyre të
palakmueshme.

Gjenerali Buhler është i brengosur për gjendjen e familjeve serbe në
fshatin Zallq, sepse përkundër faktit që disa prej shtëpive janë pothuajse gati për banim, ndërtimi i shumicës së shtëpive ende nuk ka përfunduar, kurse punimet për ndërtimin e ujësjellësit po vonohen shumë.

Gjenerali Buhler shpreson që disa kompani të ndërtimit, të cilat janë
përgjegjëse për vonesën e këtyre punimeve, do t’í përshpejtojnë
punimet e tyre në mënyrë që familjet e kthyera të kenë mundësi të
vendosen në shtëpi të mirëfillta para se të vijë dimri i ftohtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)