26 Mars 2023

Buçaj dhe TEB Banka i ndërtuan shtëpi veteranit të luftës

Prishtinë, 28 prill - Në prezencën e ministrit të integrimeve në Qeverinë e Kosovës, Besim Beqaj dhe përfaqësuesve te Odes Ekonomike dhe zyrës se kryeministrit për invalidët dhe veteranet e UÇK-se, sot ne Shtime janë dorëzuar  çelësat e shtëpisë se veteranit dhe invalidit te luftës, Ali Selimi.

 Besim Beqaj, ministër i integrimeve tha se ky aktivitet është filluar ne kohen kur ai ishte ne krye te OEK-ut dhe se ka ekzistua një përkrahje te jashtëzakonshme për këtë inicijativ.

“Dëshiroj te falënderojë komunitetin e biznesit qe kane tregu një gatishmëri për solidaritet. Mendoj qe te gjithë këta njerëz kane dhënë atë maksimumin e tyre  ne procesin e çlirimit te Kosovës dhe shtet formimit, prandaj ne këtë drejtim komuniteti I biznesit kane dhënë  ndihmën e vet qe këta njerëz te jene pjese e mirëfilltë e shoqërisë demokratike te Kosovës” .

Me këtë rast kryetari i Organizatës  te veteranëve dhe invalidëve te UCK-se, Muharrem Xhemajli theksoi se nga donacioni i Kompanisë Buçaj dhe TEB Bankës janë ndërtuar katër shtëpi ne Shtime e cila sot u dorëzua zotit Selimi një është ne komunën e Klinës, një ne Mitrovice dhe një ne Vushtrri

“Ne I falënderojmë donatoret për këtë gjest human te cilin e kane be dhe u kane mundësua veteranëve dhe invalidëve te luftës qe sot te gëzojnë këtë liri. Kjo është një ndihmesë shume e madhe për ne por ne veçanti për bashkëluftëtarin tone, i cili deri me tash ka jetua ne kushte shume te vështira. Edhe njëherë I falënderojmë te gjithë donatoret ne veçanti kompaninë Buçaj dhe Bankën TEB te Kosovës”, tha zoti Xhemajli.

Drejtori i përgjithshëm i Kompanisë Buçaj Xhevat Jusufi tha se për kompaninë e tij është nder I veçante qe iu është  ofruar mundësia qe te jemi pjese e këtij projekti.

“Sot po bëjmë promovim e shtëpisë se pare dhe shpresojmë qe ne te ardhmen te kemi sa me pak  raste te tilla sociale.

Përfaqësuesi i TEB Bankës Arben Therri tha se për bankën është kënaqësi qe janë pjese e këtij projekti sado i vogël te jete kontributi dhe premtoi se do te janë pjese e iniciativave te tilla.

U.D. se kryetarit te OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se Oda mburret qe ka biznesmen te tille qe kane gatishmëri për te përkrahur raste te tilla.

“Po them se ky  nuk është rasti I pare dhe shpresoje se nuk është edhe I fundit dhe e shfrytëzojë rastin qe te falënderoj  Buçaj dhe TEB Bankën për këtë hap, i cili me siguri do te jete model edhe për kompani tjera qe  te kontribuojnë ne përkrahje te vlerave te luftës dhe ne minimizimin e tensioneve dhe problemeve sociale dhe njëherë besoj qe kjo do te jete ne vazhdimësi dhe dashtë zoti qe probleme te tilla te kemi sa me pak ne Kosove”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)