BSPK proteston me 29 maj

Prishtinë, 8 maj - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka parajalmruar një protestë më 29 maj për të drejtat e tyre.
Këshilli Drejtues i BSPK-së në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim që të mbajë një protestë të punetorëve me daten 29 maj në ora 11:55 apo 5 minuta para orës 12:00 ku kjo do të jetë edhe si moto e protestës që koha me është në përfundim e siper dhe punëtorët me nuk presin.
Kryetari BSPK-ës Haxhi Arifi ka thënë se punëtorët e Kosovës do të protestojnë atë ditë, për gjendjen tyre.
Janë ato hallet e përditshme që i kemi na të punëtorisë, implementimet e ligjeve, nxjerrja e marrëveshjes kolektive, një pagë minimale, problemi i pensionistëve, problemi i minatorëve, problemi i të papunëve, normal kemi edhe probleme shumë të theksuara edhe rreth problemit të implementimit të katër ligjeve jo vetëm i një ligji siç është ligji i punës, ligji i organizimit sindikal, ligji mbi protestat dhe ligji që e kemi të KES-it, ka thënë Arifi.
Arifi ka thënë se ky propozimi për mbajtjen e protestës në fund të majit ka ardhur prej tij dhe si i tillë është mirëpritur, pasi, sipas tij, nuk është interesante dita kur mbahet protesta por mbajtja e saj.
Ne si Bashkim i Sindikatave kemi propozuar në atë takim që bashkërisht të gjitha shtetet që janë në rajon ta caktojmë bashkërisht një datë, jo 1 majin dhe të jetë ajo si një datë në të ardhmen që të praktikohet që të mbahen protestat për realizimin e kërkesave të sindikatave, ka thënë ai.
Protestuesit do të mblidhen afer sheshit 21 dhe do të vazhdojnë marshimin në sheshin "Nëna Terezë dhe do të ndalen pranë Teatrit Kombëtar të Prishtinës.
"BSPK do të paraqitet me 5 kërkesa të cilat nuk do t'i publikojme tani, ndersa deget sindikale te BSPK do t'i shtojnë edhe disa kërkesa tjera", thuhet në njoftim.
Eshtë formuar edhe Këshilli Organizativ i Protestës i përberë nga 5 anëtarë të Federateve te ndryshme të BSPK-së.