23 Prill 2024

BSPK: Ngritja e çmimit të bukës, duhet të intervenoj shteti

Prishtinë, 24 dhjetor - Udhëhqësit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)kanë deklaruar së ngritja e çmimit të bukës është e paarsyeshme dhe se për këtë çështje duhet të ketë intervenim shtetëror.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi ka thënë se rritja e pakontrolluar e artikujve bazë ushqimorë e ka goditur gati 80 për qind të popullatës së Kosovës.

Arifi i ka kritikuar furrtarët për ngritjen e çmimit të bukës dhe ka kërkuar intervenim shtetëror, pasi sipas tij rritja e pakontrolluar e artikujve bazë ushqimorë e ka goditur gati 80 për qind të popullatës së Kosovës.

"Fajtorë nuk janë vetëm ata që kanë ngritur çmimet, por edhe ata që monitorojnë furrtarët, pasi që sikur që kanë nisur mund t'i ngritin prapë çmimet", është shprehur ai.

Arifi ka thënë njëherit se nuk kanë informata se ngritja e çmimit të grurit dhe miellit nuk ka ndodhur dhe furrtarët e shfrytëzojnë që në kurriz të popullatës të bëjnë këtë.

"Kjo laramani që po ndodh në Kosovë, pasi diku çmimi është 30 centë, diku 35, diku 40 centë ata paralajmërojnë se çmimi do të jetë edhe më i lartë, po ata për momentin nuk kanë argumente se çmimi i miellit edhe grurit nuk është ngritur. Këtë e bëjnë për shkak se inspektorati nuk i monitoron", ka thënë Arifi.

Si sukses të këtij viti për BSPK-në është zhbllokimi i mjeteve nga fondi i 20 përqindëshit për punëtorët, ku vetëm në 2010 janë shpërndarë mbi 34 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)