04 Maj 2024

Britania ndan 11 miliardë dollarë për reformat bankare

Londër, 13 shtator - Një propozim i komisionit të pavarur britanik për bankat planifikon se do të kërkojë nga parlamenti që të miratojë një rregullore, që parashikon detyrimin e bankave britanike për të mbrojtur biznesin e tyre të pakicës, nga njësitë bankare të investimeve me risk të lartë, në mënyrë që të mbrojë taksapaguesit nga krizat e të ardhmes.

Sipas vlerësimeve paraprake, propozimi i komisionit do t`i kushtojë industrisë bankare të Britanisë deri në 11 miliardë dollarë në vit.

Sipas propozimit të komisionit, njësitë bankare të pakicës duhet të kenë një kapital thelbësore Tier 1, në minimum 10 për qind dhe kapitalin primar të absorbimit të humbjeve midis 17 deri në 20 për qind.

Qeveria e Britanisë ka reaguar pozitivisht ndaj propozimit, duke thënë se do të mbështesë rritjen e ekonomisë dhe do ndihmojë në mbrojtjen e taksapaguesve nga krizat bankare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)