03 Maj 2024

Britania e Madhe vazhdon ta përkrah Kosovën

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ministri Hamza duke falënderuar Ambasadorin britanez për vizitën dhe bashkëpunimin, ai shfrytëzoj rastin për ta falënderuar popullin dhe shtetin britanez  për kontributin  dhe përkrahjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e në veçanti Ministrisë së Financave në zhvillimin ekonomik  dhe financiar të shtetit .

Ai më tej e njoftoi ambasadorin për objektivat dhe aktivitetet e ministrisë, sidomos me  progresin e në hartimin e buxhetit të Kosovës si dhe trendët pozitive të rritjes së të hyrave.

Ndërsa , Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ian Cliff, duke falënderuar Ministrin Hamza për mikpritjen , ai shprehi gatishmërinë e Britanisë së Madhe  për të vazhduar përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Me qëllim të lehtësimit së investimeve private, në këtë takim u diskutua edhe rreth përmbylljes së ‘Marrëveshjes për eliminimin e tatimeve të dyfishta dhe mënjanimin e evazionit fiskal’ në një të ardhme të afërt. Kjo marrëveshje do të jetë një mjet juridik i fortë dhe i sigurt për të gjithë investuesit e Britanisë së Madhe që investojnë në Kosovë dhe anasjelltas.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)