11 Maj 2024

Britani, nënpunësit do të paguhen sipas rajoneve

Londër, 19 mars - Ministri britanik i Ekonomisë, George Osborne, po përgatitet të shpallë në buxhetin e tij të periudhës 2012-2013 fundin e trajtimit të vetëm për nënpunësit, tashmë subjekt i një ngrirjeje të pagave që nga viti 2010.

Trajtimi i tyre do të vendoset në nivel rajonal, në varësi të kostos së jetesës dhe të pagave në sektorin privat.

Qëllimi është që, në bazë të Thesarit, të zvogëlohet hendeku mes pagave private dhe publike, që mund të arrijë deri në 18 për qind në favor të publikut.

Ministria e Buxhetit refuzon të synojë ekonomitë për shtetin dhe siguron se bëhet fjalë për një masë për \"nxitjen e zhvillimit\", duke ndihmuar kompanitë të punësojnë.

Këto të fundit do të përballeshin aktualisht me një konkurrencë të pandershme nga sektori publik, të paguar më mirë në shumicën e rajoneve, sipas buxhetit.

Masa do të aplikohet fillimisht për rreth 140 000 zyrtarë të Ministrisë së Punës, së Transportit dhe të Brendshme, të parët që do të dalin nga ngrirja dyvjeçare e pagave në punën publike të vendosur nga qeveria liberalkonservatore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)