17 Maj 2024

Britani, 50 miliardë paund për dalje nga recensioni

Londër, 6 korrik - Banka e Britanisë se Madhe, në përfundim të takimit, bëri të ditur se ka vendosur të nisë një program të stimulit monetar të ekonomisë.

Banka ka urdhëruar shtypshkronjat të printojnë kartëmonedha në vlerën e 50 miliardë paund të cilat do të përdoren për të blerë asete si një formë për të garantuar daljen e ekonomisë nga recesioni.

Lëvizja ishte e pritur në tregje pasi Guvernatori i Bankës, Mervyn King, tha në muajin e kaluar se parashikimi për ekonominë është i përkeqësuar që nga dita që banka ndali programin e dytë të blerjes së aseteve, në muajin Maj.

Deri më tani banka ka blerë 325 miliardë paund bono qeveritare dhe me këtë program totali arrin në 375 miliardë.

Pavarësisht se në muajin e kaluar rezultati i zgjedhjeve greke mënjanuan skenarin më të keq të mundshëm, kriza në eurozonë vijon të rëndojë në ekonominë globale.

Vendimi i Bankës së Anglisë u krye pak minuta përpara publikimit të vendimit të bankës qendrore europaine.

Paralelisht vendimi në Britani u bë në të njëjtën kohë kur edhe Banka Qendrore në Kinë, uli për të dytën herë në këtë vit normën bazë të interesit.

Edhe Kina, si eksportuesi i parë në botë po ndjen pasojat e dobësimit ët ekonomisë globale dhe ulja e normës bazë të interesit synon të rrisë konsumin e brendshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)