15 Maj 2024

Brenda 1 viti tetë komuna harxhojn 110 mijë euro për dreka

Prishtinë, 30 gusht - Brenda vitit udhëheqësit e tetë komunave të Kosovës vetëm për dreka e darka zyrtare kanë shpenzuar rreth 110 mijë euro, para të taksapaguesve kosovarë.

Në tri nga këto komuna mungojnë raportet e drekave dhe të darkave zyrtare, pasi që ato nuk kanë qenë të gatshme të afrojnë të dhëna.

Sipas GAP Komuna e Prizrenit me 180 mijë banorë dhe me buxhetin prej 32 milionë e 949 mijë e 270 euro, gjatë 2011-s ka shpenzuar për dreka e darka plot 32.580 euro.

Dreka më e shtrenjtë e regjistruar në këtë komunë është ajo me përshkrimin “dreka zyrtare për arsimin”, që ka kushtuar 17 mijë 300 euro, në Prevallë, shkruan Koha Ditore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)