28 Mars 2024

BQK shënon fillimin e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Prishtinë, 20 mars - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka hapur Javën Ndërkombëtare të Parasë, aktivitet, i cili tashmë tradicionalisht shënohet në Kosovë.

Para nxënësve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”, Guvernatori, Fehmi Mehmeti, ka folur rreth rolit të BQK-së në Edukimin Financiar, duke dhënë kontribut në informimin dhe ngritjen e njohurive të qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të njohurive të tyre rreth koncepteve ekonomike e financiare, produkteve, shërbimeve që i ofron sektori financiar dhe krijimit të shprehive për të bërë zgjedhje të duhura dhe ndërmarrë veprime efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare.

Sipas Guvernatorit Mehmeti, kjo ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të krizave financiare dhe në ruajtjen e stabilitetit të sistemit financiar.

Në diskutimin e mbajtur në BQK, nxënësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme rreth sektorit financiar dhe rolit të BQK-së në ekonominë e Kosovës.

Në hapje të Javës Ndërkombëtare të Parasë, BQK ka shpallur konkurs për Ese me temën e motos së kësaj jave; "Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj", i cili do të qëndroj i hapur deri me 30 prill 2023, ku shtatë Esetë më të mira do t’i fitojnë 7 çmime.

BQK, nga viti 2013 është pjesë e këtij organizimi, i cili udhëhiqet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e në te cilin marrin pjesë 176 vende të botës dhe planifikohet të marrin pjesë mbi 50 milionë nxënës e të rinj nga shtete të ndryshme të botës.

Gjatë kësaj jave, BQK do të organizoj ligjërata të ndryshme me nxënës të disa komunave të vendit dhe të komuniteteve të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)