17 Maj 2024

BQE uli normën bazë të interesit në nivelin më të ulët historik

Frankfurt, 6 korrik - Banka Qendrore Europiane (BQE) uli normën bazë të interesit në nivelin më të ulët historik duke shënuar edhe lëvizjen më agresive deri tani për të zhbllokuar rrjedhjen e kreditit dhe për të ndalur përkeqësimin e mëtejshëm të krizës së eurozonës.

BQE e uli normën referuese të interesit në 0.75 për qind nga 1 për qind që qe më parë. Norma e mëparshme e interesit konsiderohej sakaq minimale.

Ekonomistët dhe udhëheqësit politikë pritet ta përshëndesin lëvizjen, e cila qe parashikuar nga shumë analistë, si një formë lehtësimi për krizën. Por kjo lëvizje mbart gjithashtu rreziqe.

Norma e interesit që BQE do të paguajë për të pranuar depozitat gjatë natës, do të jenë që sot e turje zero. Por pasi interesat janë ulur në këto nivele, diskutimi është se me këtë hap u ezauruan edhe mjetet në dispozicion të politikës monetare për të luftuar krizën.

Tashmë kanë filluar spekulimet se hapi tjetër i BQE-së për përballimin e krizës do të jetë blerja masive e borxheve publike, e ngjashme me “lehtësimin sasior” të ndërmarrë në SHBA nga Rezervat Federale.

 “Lehtësimi Sasior” është ekuivalenti modern i prodhimit të parave shtesë. Duke qenë se tashmë shumica e parasë qarkullon në formatin elektronik, nuk quhet më shtypje paraje por Lehtësim Sasior.

“BQE është e ndërgjegjshme se ulja e normave të interesit në minimum do të shtojë bindjen te investitorët që Lehtësimi Sasior do të kryhet shumë shpejt,” komentoi Jens Sondergaard, një analist financiar.

Blerjet masive të borxheve sovrane nga banka qendrore mund të sjellë uljen e kostos së huamarrjes për Spanjën dhe Italinë dhe t’i shpëtojë këto vende nga falimenti. Por ajo mund të shkaktojë zemërim në Gjermani dhe të kërcënojë unitetin e eurozonës.

Shumë gjermanë besojnë se do të duhet të përballojnë pjesën më të madhe të barrës së krizës në rast se BQE përballet me borxhe të papaguara nga vendet e dobëta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)