10 Maj 2024

BQE u jep 712 miliardë dollarë hua 800 bankave në Evropë

Frankfurt, 1 mars - Banka Qendrore Evropiane (BQE) u ka dhënë sot hua me vlerën e 712 miliardë dollarëve 800 bankave në mbarë kontinentin, në një përpjekje të re për të nxitur ekonominë evropiane dhe për ta ndihmuar të rimëkëmbet nga kriza e borxheve.

Kreditë me një afat tre-vjeçar që dha sot Banka Qendrore kanë një përqindje interesi tepër të ulët, prej vetëm 1 për qind.

Banka Qendrore shpreson që huatë e reja, krahas me shumën e 658 miliardë dolalrëve që ajo miratoi në dhjetor, do t’ia lehtësojnë punën bankave private evropiane për të lehtësuar mungesat në likuiditete, si dhe për t’i dhënë kredi të reja bizneseve dhe individëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)